Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka njoftuar një raund të ri sanksionesh si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë.

Njoftimi vjen gjatë ditës së dytë të samitit të G7 në Bavari, Gjermani. Udhëheqësit botërorë janë zotuar të mbështesin Ukrainën për aq kohë që është e nevojshme.

Objektivi i raundit të ri të sanksioneve të Kanadasë shënjestron:

-Gjashtë individë dhe 46 subjekte të lidhura me sektorët e mbrojtjes ruse,

-15 shtetas ukrainas që mbështesin pushtimin e Ukrainës nga Rusia,

-13 individë të qeverisë dhe mbrojtjes bjelloruse, së bashku me dy entitete bjelloruse.

Në një deklaratë për shtyp, kryeministri tha se qëllimi kryesor i Kanadasë me këtë raund të ri sanksionesh është të kundërshtojë dezinformimin e Kremlinit.

“Vendimi është marrë së bashku me homologët e saj të G7 dhe përfshin synimin e liderëve botërorë për të rritur presionin e vazhdueshëm dhe të koordinuar për të sjellë fundin e luftës së Vladimir Putin”, tha Trudeau.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: