Kanadaja është duke i ardhur sërish në ndihmë Ukrainës, duke i dhënë ndihmën prej 750 milionë dollarë, si dhe sanksione të reja kundër zyrtarëve rusë të drejtësisë dhe sigurisë.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, në një deklaratë u shpreh se: “Kjo ndihmë shtesë ushtarake do të mbështesë ukrainasit teksa ata vazhdojnë me guxim të luftojnë kundër pushtimit të paligjshëm të Vladimir Putinit, ndërsa këto sanksione të reja do të bëjnë presion shtesë mbi ata që mbështesin këto akte lufte”.

Këto sanksione synojnë 23 oficerë policie dhe hetues, prokurorë, gjyqtarë dhe zyrtarë burgjesh rusë, të cilët qeveria kanadeze pretendon se janë të përfshirë në shkelje të rënda dhe sistematike të të Drejtave të Njeriut kundër liderëve të opozitës ruse. Disa prej zyrtarëve janë pjesë e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB), të akuzuar për përfshirje në helmimin e liderit të opozitës Alexei Navanly.

Financimi i ri ushtarak për Ukrainën, synon të angazhojë Otavën në buxhetin e prillit dhe do të shkojë drejt pajisjeve ushtarake, karburantit, furnizimeve mjekësore dhe komunikimit. Kujtojmë që Otava ka ndihmuar edhe më parë Ukrainën me automjete të blinduara, municione, kamera të doneve dhe veshje dimërore për forcat ushtarake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb