Kanadaja është një tjetër shtet i prekur nga koronavirusi. Shteti kanadez ka regjistruar 40 të vdekur në 24 orët e fundit.

Në total, në Kanada numri i viktimave nga pandemia e Covid-19 ka shkuar në 3224 persona.

Sa i përket personave të prekurve, 424 njerëz janë infektuar në 24 orët e fundit nga koronavirusi.

Ndërsa, numri total i të infektuarve me Covid-19 në Kanada ka shkuar në 53 670 individë.

Edhe pse një shtet pranë Amerikës, vendi me më shumë të prekur nga koronavirusi, Kanadaja nuk ka numër të lartë të infektuarish nga Covid-19.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb