Kanadaja ka njoftuar ditën e sotme se do të ndërmarrë sanksione shtesë, të cilat prekin 14 bashkëpunëtorë të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin dhe dy vajzat e tij të rritura.

Global Affairs Canada, ka sqaruar se një vendim i tillë është marrë si përgjigje e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, raportoi CNN.

“Kanadaja vazhdon të qëndrojë pranë burrave dhe grave të guximshme që luftojnë për lirinë e tyre në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë t’i imponojmë kosto të rënda regjimit rus në koordinim me aleatët tanë dhe do të kërkojmë në mënyrë të pamëshirshme përgjegjësinë për veprimet e tyre. Ata do të përgjigjen për krimet e tyre. Kanadaja nuk do të heqë dorë për të mbajtur presidentin rus Vladimir Putin dhe bashkëpunëtorët e tij përgjegjës për bashkëpunimin në pushtimin e Ukrainës nga regjimi rus”, tha Ministrja e Jashtme kanadeze Melanie Joly.

Global Affairs Canada gjithashtu shtoi se synon të zbatojë masa të mëtejshme në përgjigje të mizorive serioze dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në Ukrainë, duke përfshirë krimet e luftës dhe krimet e mundshme kundër njerëzimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb