Ndërsa bëhet gati një përpjekje e re për të larguar anijen gjigande të kontejnerëve që ka mbetur e bllokuar prej katër ditësh në Kanalin e Suezit, Marina e Shteteve të Bashkuara ka në plan të dërgojë një ekip ekspertësh për të këshilluar autoritetet lokale se çfarë të bëjnë.

Kështu raporton CNN që citon dy zyrtarë të mbrojtjes. “Administrata e Biden po ndjek situatën nga afër”, bëjnë të ditur nga Shtëpia e Bardhë.

“Iu kemi ofruar ndihmën e SHBA-ve autoriteteve egjiptiane për të ndihmuar rihapjen e kanalit”, thonë zyrtarët amerikanë. “Po këshillohemi me partnerët tanë egjiptianë se si mund t’i mbështesim më së miri përpjekjet e tyre”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Shtetet e Bashkuara kanë ofruar zyrtarisht ndihmën e tyre për autoritetet egjiptiane. Psaki tha se bisedat me zyrtarët egjiptianë janë “të vazhdueshme” dhe konfirmoi se Shtëpia e Bardhë “po monitoron nga afër situatën”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb