KORÇË

Prej 15 vitesh, banorët e fshatit Ravonik në Korçë bashkëjetojnë me ujërat e zeza në oborret e shtëpive, pasi në zonë mungojnë kanalizimet.

Betonizimi i kanalit ekzistues nga një banor i cili pretendon pronësinë e tokës ka penalizuar banorët të cilët thonë se ujërat e zeza në oborr po ua shkatërrojnë shtëpitë dhe iu frikësohen sëmundjeve.

Edhe pse prej vitesh apelojnë ndërhyrje nga Bashkia, banorët thonë se nuk kanë gjetur zgjidhje deri më sot.

Mungesa ndër vite e kanalit për derdhjen e ujërave të zeza iu ka shkaktuar probleme të shumta banorëve të fshatit Ravonik ndërsa lagjia tashmë është mbushur me gropa septike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb