AUSTRI

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka akuzuar Erdoganin se hapi dyert për refugjatët duke i përdorur ata si armë apo presion kundër Bashkimit Europian.

Në Vjenë Kurz u shpreh për gazetarët se kriza me refugjatët në kufirin greko- turk nuk është një aksident por diçka e organizuar nga Presidenti turk Erdogan.

Ndërkohë ai bëri thirrje që vendet e BE duhet të bëhen bashkë me Greqinë për të mbrojtur kufijtë e BE si dhe për të siguruar ndihmë humanitare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb