Austria do të vendosë më shumë sanksione ndaj oligarkëve rusë, për shkak të pushtimit të Rusisë në Ukrainë.

Kancelari Karl Nehammer, bëri me dije se janë rreth 800 persona në shënjestër për t’u sanksionuar.

“Më shumë se 800 persona janë tashmë në shënjestër të sanksioneve të BE-së. Tani po shprehim mbështetjen tonë për zgjerimin e kësaj liste dhe përfshirjen e më shumë njerëzve nga rrethi i presidentit rus”, ka thënë më tej ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb