Kancelari austriak Karl Nehammer, ka zhvilluar një takim me presidentin rus Vladimir Putin.

Pas këtij takimi, Nehammer u shpreh se Putin e kishte siguruar se furnizimi i Austrisë me gaz nga Rusia është i sigurt dhe se vendi do të mund të vazhdojë të paguajë për të në euro.

Takimi mes tyre u zhvilluar gjatë kësaj jave, por nuk janë bërë të ditura detaje rreth bisedimeve mes dy liderëve.

Vendi merr 80 % të gazit natyror nga Rusia dhe kundërshton një embargo të menjëhershme të gazit të Bashkimit Europian ndaj Rusisë, duke argumentuar se kjo për momentin nuk është e mundur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb