Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me Papa Françeskun, për situatën e luftës në Ukrainë.

Gjatë kësaj bisede Scholz është shprehur se është dakord me thirrjen e Papës që kjo luftë të përfundojë menjëherë.

“Kancelari gjerman ra dakord me Papa Françeskun që kjo luftë të përfundojë  menjëherë”, ka bërë me dije zëdhënësi i qeverisë gjermane, duke shtuar: Në funksion të situatës humanitare, një armëpushim është i nevojshëm dhe do të ndihmonte të shmangeshin vuajtjet e mëtejshme”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb