Miqësia e Elon Musk me të djathtën ekstreme vë në rrezik demokracinë në Evropë, deklaron Olaf Scholz.
“Ai mbështet të djathtën ekstreme kudo në Evropë, në Britani, Gjermani dhe në shumë e shumë vende të tjera. Kjo është diçka e papranueshme. Kjo rrezikon zhvillimin demokratik të Evropës! Rrezikon komunitetin tonë dhe duhet dënuar”, theksoi kancelari gjerman në një konferencë për shtyp në Berlin.
Musk ka mbështetur hapur figurat e së djathtës ekstreme në mbarë botën, duke përfshirë mbështetjen e Alternativës së ekstremit të djathtë për Gjermaninë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme federale të vendit, të cilat do të mbahen më 23 shkurt.
Manjati i mediave sociale është gjithashtu një nga mbështetësit më të zjarrtë të Donald Trump dhe ka fituar një vend në rrethin e ngushtë të presidentit të zgjedhur të SHBA.
Sipas Scholz lidhja e tij me të djathtën ekstreme, qoftë për interesa biznesi apo për arsye që lidhen me qëndrimin e tij politik është e papranueshme.
(BalkanWeb)