Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai pohoi se Gjermania nuk do të njohë kurrë rezultatet e referendumeve të rreme në rajonet e pushtuara të Ukrainës, sipas një zëdhënësi të qeverisë.

Scholz tha gjithashtu se mbështetja financiare, politike dhe humanitare e Gjermanisë për Ukrainën do të mbetet e palëkundur dhe se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, duke përfshirë dërgesat e armëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb