Kryeministri Edi Rama sot pasdite niset për në Greqi ku edhe do të marrë pjesë në samitin që zhvillohet mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Samiti është organizuar nga Greqia në kuadër të bashkëpunimit ekonomik.

Mësohet se nga BE do jetë presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, kancelari gjerman Olaf  Scholz .

Rama pritet të ketë gjithashtu takim të veçantë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: