Në hyrje të Samitit të 26 vendeve anëtare të Bashkimit Europian ka folur edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili u ka thënë gazetarëve se vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë një shans real për t’u anëtarësuar në BE.

“Qytetarët në Ballkanin Perëndimor kanë pritur për gati 20 vjet mundësinë për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian”, tha Scholz.

Sipas Scholz këto vende kanë punuar shumë për shumë vite për të përmbushur kushtet për të hyrë në bllok, ndaj premtimet që BE u ka bërë ka ardhur koha që të mbahen.

“Është shumë e rëndësishme që ky të bëhet një premtim i besueshëm sepse përpjekjet e shumta që këto vende kanë ndërmarrë duhet në fund të çojnë në pranimin e tyre”, shtoi ai, duke theksuar se Gjermania do të punojë drejt këtij qëllimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb