GJERMANI

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka humbur njeriun më të shtrenjtë të familjes, nënën e saj e cila ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare. “Herlind Kasner, 90-vjeçare, ka vdekur”, shkruan DPA duke cituar një zëdhënës të qeverisë gjermane.

Nëna e “Zonjës së Hekurt” ishte me profesion mësuese e gjuhës angleze.Kasner solli në jetë kancelaren Angela Merkel në vitin 1954, në Hamburg.

Më pas shkoi në Gjermaninë Lindore bashkë me vajzën dhe bashkëshortin, Horst Kosner, i cili shërbeu si pastor dhe u nda nga jeta  tetë vite më parë.

Kasner raportohet se ka vdekur në fillim të prillit. Ky version raportohet nga revista gjermane “SuperIllu” dhe gazeta prestigjioze “Bild”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb