Kancelarja gjermane Angela Merkel hodhi poshtë dje kërkesën e Greqisë për të vendosur një embargo armësh të BE-së ndaj Turqisë, duke nënvizuar angazhimet strategjike të Berlinit brenda aleancës së NATO-s.

“Çështjet në lidhje me eksportet dhe dërgesat e armëve duhet të diskutohen brenda aleancës së NATO-s”, tha ajo, duke shtuar se shumica e anëtarëve të BE-së ishin gjithashtu anëtarë të aleancës së mbrojtjes.

Gjatë diskutimit të djeshëm, një shumicë e udhëheqësve europianë kundërshtuan një embargo armësh ose sanksione të rrepta ekonomike duke zgjedhur në vend të tyre një përqasje më të butë.

Merkel tha se do të vazhdojnë diskutimin e tyre mbi Turqinë në javët e ardhshme dhe se qeveria e saj do të presë një raport nga kreu i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell në lidhje me marrëdhëniet Turqi-BE përpara se të bëjë ndonjë vlerësim të mëtejshëm të çështjes.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb