Në muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, kirurgu i njohur onkolog Agim Karaj ngre shqetësimin se sëmundja, e cila nga viti në vit po shfaq një trend në rritje, po prek edhe moshat e reja. Në një intervistë për ‘BalkanWeb’ me gazetarin Erjon Skëndaj, Prof.Dr.Karaj apeloi cdo grua mbi moshën 35 vjece, duhet të kryejë një herë në vit mamografinë.

“Kemi parë edhe mosha të reja, edhe 21 vjec edhe 23 vjec. Pastaj moshat që kap më tepër është nga 40 vjec e sipër. Dhe fatkeqësisht akoma në Shqipëri kapet vonë. Kur vijnë vonë, doktorët bëjnë sa munden por nuk mund ta shërojnë sëmundjen, mund t’i zgjasin jetën, por stadi do bëjë të vetin”- tha kirurgu Karaj.
Duke u ndaluar specifikisht në avancimin e sëmundjes, doktor Karaj dha disa këshilla për gratë dhe vajzat që të mos neglizhojnë shenjat që iu jep trupi i tyre dhe të shkojnë te mjeku specialist.

“Me një masë mbi 2 psh është 3-5 cm. Kur ke qendra në sqetull, se këto janë shenjat se si mund ta diagnostikosh sëmundjen. Kur shohin një masë mbi 3, 4 apo 5 cm, ajo është një stad i avancuar i sëmundjes. Sepse thuhet që kur tumori është 2 cm, ajo mund të ketë 5-6 vjet që ka filluar”, – thotë kirurgu i njohur, ndërsa shton se tumoret e gjirit nuk para japin dhimbje, vetëm në rastet e komplikacioneve. Ndër të tjera mjeku Karaj shprehet se fatmirësisht shumë prej rasteve të operuara me kancer të gjirit kanë rezultuar të suksesshme dhe pacientet sot janë në jetë edhe pse në kategori shumë të avancuar të sëmundjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb