TIRANE- Mjekja onkologe, Dhurata Tarifa, e ftuar në rubrikën “opinion” në News 24 ka deklaruar se për vitin 2017 ka patur 550 raste të reja të kancerit të gjirit.

Ajo deklaroi se mediat kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në  fushatën e sensibilizimit për femrat shqiptare.

“Ka një fluks shumë të madh në drejtim të sensibilizimit që bëjnë mediat, të cilat kanë shumë rëndësi për rolin në informimin dhe sensibilizimin e femrave shqiptare.  “Muaji Rozë” ka qenë i pranishëm me sensibilizimin, që nga viti 1985”, tha ajo, raporton “BalkanWeb”

Mjekja shtoi se shifrat tregojnë se kanceri i gjirit ka prekur edhe femrat në mosha të reja, ndërsa nënvizoi se trajtimi tashmë ka avancuar përmes aplikimit të teknologjisë. Onkologia deklaroi se ka patur edhe 3 raste me kancer tek meshkujt.

“Kanceri i gjirit për vitin 2017 ka patur 550 raste të reja. Vihet re prekja e moshave  të reja, të cilat janë prekur deri në 25-vjec.  Gruaja sa më shumë fëmijë të ketë është më pak e prekur nga rasti i gjirit. Kemi një zhvillim shumë të rëndësishëm në të gjithë hapat e kirurgjisë. Këtë vit ka patur edhe 3 meshkuj  që kanë rezultuar me kancer të gjirit”, shtoi mjekja.

Gjithashtu, ajo deklaroi se rastet e kancerit të gjirit mund të përsëriten dhe kjo varet nga disa faktorë. Në fund ajo  theksoi faktin se gratë dhe vajzat shqiptare duhet të jenë të kujdesshme për shëndetin e tyre.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb