ANGLI- Me shumë kurajo dhe e zhveshur nudo. Këtë ka zgjedhur të bëjë prezantuesja 27-vjecare e BBC-së, Claira Hermet për të përballuar kancerin në gji. Përpara se ti nënshtrohet një mastektomie të dyfishtë, prezantuesja ka publikuar fotot e gjoksit të saj në Instagram, si për ti thënë lamtumirë dhe për t’i dhënë kurajo të gjitha grave që kanë fatin e saj.

Ajo e ka marrë me sportivitet të gjithë këtë histori, ndërsa mësohet të ketë organizuar edhe një “Goodbye Boobs Party” për të përcjellë me nder shoqet besnike në jetë, siç i quan ajo c***t e saj.

Kjo duket si një mënyrë për të larguar frikën, por edhe për të mbledhur miq e të afërm në këto momente të vështira.

“Lamtumirë c***a, kemi kaluar momente të bukura bashkë, ju dua shumë të dyjave dhe sigurisht do më mungoni. Por tashmë është ora e ndryshimit, një nisje e re më pret, duhet të përballoj një kapitull të ri. Do më mungojë t’ju shoh në pasqyrë dhe në vaskën e banjës por duhet të kuptoj se kjo që po bëj është gjëja më e mirë. Faleminderit që më bëtë të ndjehem sexy, femërore dhe e famshme”, shkruan ajo.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: