TIRANE

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë prokurorin pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Olsian Çela.

Çela është njëkohësisht edhe kandidat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Vendimi u dha sot nga kryesuesi i trupës, Lulzim Hamitaj, relator Olsi Komncini dhe anëtare, Brunilda Bekteshi.

Konfirmimi në detyrë i Olsian Çelës, i hap rrugën garës për postin e prokurorit të përgjithshëm, edhe pse duhet pritur edhe zbardhja e vendimit të KPK, apo nëse do të ketë ankimin ndaj këtij vendimi.

Prokurori pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Olsian Çela u përball me Vetingun për tre kriteret klasike të verifikimit, si ligjshmëria e pasurisë dhe kriterin etik dhe atë profesional.

Çela ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa e ka drejtuar atë në vitet 2008-2012.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb