Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka hedhur poshtë zërat se po aderon në PDK apo kërkon të bëhet kryetar i saj.

Cakaj sqaron në FB se momentalisht është tërhequr nga jeta publike.

Ai shton se nuk synon të bëhet pjesë e asnjë partie politike në Kosovë.

 

STATUSI NGA GENT CAKAJ

Një sqarim i vogël:

E para, ashtu siç e kam sqaruar disa herë tashmë,
unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht!
Ju uroj çdo të mirë në ndërkohë e mirëmbeteshi,
Genti


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb