Reperi Kanye West ka votuar për herë të parë në SHBA. Bashkëshorti i Kim Kardashian bëri bujë kur deklaroi se do të kandidonte për President të SHBA teksa arriti të fitonte të drejtën e garës në 12 shtete.

West thotë se ka votuar veten e tij në këto zgjedhje pasi vërtet i beson. Emri i tij ndodhet poshtë emrave të Trump dhe Biden, edhe pse as nuk i afrohet me vota.

Ai shkruan se ka votuar veten e tij, por duket se kjo do të jetë thjesht një aventurë më shumë e Kanye West që bashkë me Kim Kardashian përbëjnë një nga çiftet më të përfolur jo vetëm të SHBA, por dhe globit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb