PORTUGALI

Iker Casillas ish- portieri legjendar i Real Madrid dhe Spanjës ka qenë subjekt i autoriteteve portugeze për futbollistët dhe sportistët  që kryejnë evazion fiskal dhe i fshihen taksave.

Vetë Casillas ka shkruar në twitter se oficerët e Prokurorisë portugeze i shkuan në shtëpi dhe i kërkuan dokuemntacionet. Ai shprehet se është i qetë pasi transparenca është një nga parimet e jetës së tij.

Por ky lajm vjen vetëm pak kohë pasi Casillas ka shpallur kandidaturën e tij për President të Federatës Spanjolle. Nuk dihet nëse hetimi për evazion fiskal ndaj Casillas do të vijojë ose jo, por nëse ndodh atëhere ai do të detyrohej të tërhiqej nga gara në Spanjë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb