Vendimin për të kandiduar për postin e rektorit në universitetin më të rëndësishëm dhe me më shumë traditë në vend, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Profesor Artan Hoxha, thotë se i ka ardhur si rezultat i një procesi të gjatë reflektimi, me dëshirën dhe vullnetin për ta rikthyer Universitetin e Tiranës në një universitet elitar.

Dekani Hoxha, i cili mban mbi supe një karrierë të spikatur akademike ne fushën e drejtësisë, e ka vizionin e qartë se ku do ta çojë Universitetin e Tiranës. Nëse fiton garën, për herë të parë në krye të universitetit do të jetë një jurist.

Në qendër të platformës së tij janë studentët, teksa dekani Hoxha thotë se do të rishikojë të gjitha tarifat e studimit të nivelit bachelor dhe master, duke shtuar se fakultetet mund te sjellin te ardhura.

Ai e ka të qarte se çfarë do te bëjë sapo të ulet në karrigen e rektorit. Jo me pak ironi Hoxha thotë se kurrë nuk do të padisë askënd nga stafi akademik, ashtu sikurse ka vepruar këto vite rektori aktual, Mynyr Koni.

“Është shakaja me e madhe ne vend ta drejtosh brenda struktures mundohesh ta drejtohesh me prokurori e gjykate tregon pafuqi per ta drejtuar. Do kërkoja te ndërpriteshin gjithë proceset që Universiteti i Tiranës është thirrur ne kauze te padrejte qe personi shkon neper dyer te gjykatës në baze të subjektivizmit të disa personave që kane drejtuar Universitetin e Tiranës”, thotw ai.

Decani shprehet se nuk paraqet premtime ne letër, por një platformë konkrete, reale dhe të mundshme për t’u realizuar. Në vijimësi të takimeve nëpër fakultete, Hoxha shpalosi me detaje këtë të mërkurë platformën edhe me stafin akademik të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Me moton dhe filozofinë: Kolegjialitet, ndërkombëtarizim dhe transparencë, qe udhëheq fushatën e tij për zgjedhjet e 30 korrikut, profesor Hoxha u kërkon studenteve dhe pedagogeve t’i bashkohen rrugëtimit te tij për t’i kthyer Universitetit të Tiranës krenarinë, dinjitetin dhe vendin që i takon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb