Nga Shkodra ish-zevendës kryeministrja Senida Mesi shprehet se do të ishte e lumtur nëse do të propozohej për të qenë kandidate për kryetare bashkie në Shkodër.

Deputetja socialiste ka folur gjatë inspektimit në punimet për projektin ADISA duke i lënë derën e hapur socialistëve për ta propozuar si kandidate.

Mesi u shpreh se në Shkodër ka ardhur momenti që të ketë ndërrim të pushtetit. “Do isha e nderuar në rast se më propozojnë. Por Shkodra ka shumë potenciale në radhët e PS për të kandiduar”, deklaroi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb