BEOGRAD- Kandidaturën për kryetar të Serbisë në vitin 2017 deri më tani e kanë paralajmëruar lideri i radikalëve serbë Vojislav Sheshel, kryetari aktual; Tomislav Nikoliç (nga Partia Përparimtare Serbe); Rasim Lajiç, lider i Partisë Socialdemokrate të Serbisë; dhe Ivica Daçiç, lider i socialistëve.

Udhëheqja e ngushtë e Partisë Radikale Serbe dje e ka emëruar kandidat për kryetar të Serbisë liderin e saj, Vojislav Sheshel.

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliç, në fund të prillit kishte deklaruar se do të kandidojë për kryetar në zgjedhjet presidenciale që mbahen në vitin e ardhshëm sepse, ka theksuar ai, “edhe më tej do t’i nevojitet kryeministrit Aleksandar Vuçiç”, shkruan sot “Danas”.

Kryetari i SDPS-së, Rasim Lajiç, kohë më parë kishte deklaruar se beson se si kandidat për kryetar të Serbisë do të marrë vota më shumë se sa që konsiderojnë të tjerët.

Lideri i SPS-së, Ivica Daçiç, po ashtu më herë ka theksuar se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: