TIRANË

Debati për shkrimtarët e para 90-es qe janë ne listën per Poetin Laureat, merr një përgjigjenga Besnik Mustafaj, kryetar i Komitetit Përzgjedhës pranë Qendrës së Librit. Ai gjykon që vepra është e ndarë nga jeta dhe se poetët nuk gjykohen nga skarcitetet.

Ai ka sqaruar per News24 dhe BalkanWeb, kriteret e marra parasysh për listën e diskutuar. Ndërsa pritet te përzgjidhet emri fitues, ai u jep përgjigje debateve për moshën mbi 45 vjeç të të nominuarve dhe letërsinë e shkruara para ‘90-ës.

“Poetët nuk gjykohen nga veprat më të dobëta, këto janë debate meskine e ziliqare nga poetë të vegjël”, tha ai.

Lisandri Kola, poet e pedagog, ka shtruar per dikutim çështjen e moshës dhe veprës së shkruar gjatë komunizmit nga poetët . Për çka, Mustafaj, bën një ndarje të qartë.

“Edhe Lasgushi shkroi për dëshmorët , ne nuk e gjykojmë. Shkrimtarët e paguan kështu taksën e mbijetesës. Po, unë jam i ndjeshëm kur kanë qenë ne informatorë sigurimi ose denunciatorë, përndryshe ata nuk gjykohen nga veprat skarcitete por nga vepra më e mirë”- tha Mustafaj.

 

Ai shtoi se vepra është e shkëputur nga jeta. Poeti Laureat do të te ketë mandat dyvjeçar dhe detyrën e promovimit të poezisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb