Kosova tashmë ka dy kandidatë të vetshpallur për President, Vjosa Osmanin dhe Ramush Haradinajn që do të varen nga partia apo koalicioni fitues i zgjedhjeve të 24 shkurtit.

Osmani nënshkroi marrëveshjen me Albin Kurtin dhe në rast se një nga forcat e tyre politike fiton zgjedhjet dhe përbën shumicën, atëhere ajo do të bëhet Presidente.

Nga ana tjetër Haradinaj ka bashkuar forcat me partinë e Zef Morinës, dhe do të jetë kryesues i listës së AAK si dhe kandidat për President, teksa duket se këto zgjedhje ai nuk ka qëllim të bëhet kryeministët.

Në një video-mesazh Haradinaj ka ftuar Osmanin që të debatojnë së bashku si kandidatë për Presidentë.

‘’E ftoj kandidaten, pra kandidaten e re për Presidente zonja Vjosa Osmanin, në një debat televiziv dhe e mirëpres këtë mundësi që të debatojmë së bashku me ju. ‘’- thotë Haradinaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb