Komisioneri shtetëror për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi ka folur dhe për çështjen e kandidatëve dhe listave të pastra në “Real Story” në News24. Celibashi tha se këtë çështje e ka zgjidhur Kushtetuta dhe ligji.

Sipas tij, institucione të cilat kanë përgjegjësinë për të zbatuar Kushtetutën, kanë përgjegjësi vetëm e vetëm t’i qëndrojnë strikt, germë për germë Kodit Zgjedhor.

“Mund të them se çfarë unë thashë në takimin me ambasadoren se çfarë ka thënë ambasadorja është vetë në pozitën për ta bërë deklarimin. Nga ana e KQZ-së është prezantuar gjithë çfarë KQZ-ja është duke bërë në lidhje me këto zgjedhje. Gjithë range i veprimeve dhe i akteve, të cilat kishte miratuar KQZ-ja deri në atë moment dhe në perspektivën e miratimit dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe logjistikën zgjedhore. Këtë çështje e ka zgjidhur Kushtetuta dhe ligji, ajo çfarë është e përcaktuar në Kushtetutë dhe ligj do të thotë që është interesi publik, do të thotë që është morali brenda, e mira publike në fund të fundit. Institucione të cilat kanë përgjegjësinë për të zbatuar Kushtetutën, qoftë drejtpërsëdrejti, qoftë edhe ligjin, kanë përgjegjësi vetëm e vetëm t’i qëndrojnë strikt, germë për germë, Kodit Zgjedhor. Duke bërë këtë kemi respektuar dhe frymën e ligjit dhe kemi përmbushur interesin publik për çdo aspekt, qoftë dhe ato me sensibilitete të larta publike”, deklaro iCelibashi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb