VLORE- Pesë kandidatë për deputetë të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Drejtësi Integrim, dhe Unitet, dhe Libra-s në Qarkun e Vlorës, kanë zhvilluar sot debatin e parë.

Pas prezantimit të pikave kryesore të programit të secilës parti dhe diskutimit të një sërë tematikash, ka fituar “certifikatën” e këtij takimi, deputeti i LSI, Flamur Çelaj.

Qëllimi i këtij takimi të organizuar në formën e debatit politik, ishte prezantimi i pikave prioritare të programeve të secilës forcë politike.

Pas fazës së parë u kalua në tematika dhe çështje që kishin të bënin me Vlorën si bashki edhe në nivel qarku, të cilat u zhvilluan në formën e debatit mes kandidatëve.

Gjatë diskutimit, u shpalos qartazi përparësia dhe përgatitja serioze e kandidatit të LSI për Qarkun Vlorë, Flamur Çelaj. Ai paraqiti problematikat sociale edhe infrastrukturore të zonës, si dhe paraqiti vizionin e tij për të ardhmen, çka bëri që të merrte mbështetjen e audiencës ta pranishme në sallë.

Vlen të theksohet se Çelaj ka qenë tepër aktiv në sallën e Parlamentit ku ka ngritur çështje të Vlorës, dhe është vlerësuar nga Instituti Amerikan i Studimeve Politike si një nga deputetët më aktivë dhe të spikatur në Kuvendin ë Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb