Grupi i kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste Shkodër është takuar me të rinj nga ZAZ nr. 5. Të rinjtë kanë shprehur ambiciet, por edhe pengesat që ata ndeshin çdo ditë për t’u ingranuar në shoqëri.

Në ndërhyrjen e tij, kandidati Benet Beci ka theksuar rolin e rëndësishëm që ka rinia në një proces të pakthyeshëm zhvillimi. “Në Shkodër do të nisë një lëvizje  zhvillimi e cila nuk është parë asnjëherë”, ka premtuar Beci.

Mes të rinjve në takim, kishte edhe një grup të cilët më 25 prill do të votojnë për herë të parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: