Komisioni i Përzgjedhjes ka mbyllur sot fazën e intervistës dhe përzgjedhjes së kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Mësohet se kandidatët e kualifikuar, do t’i nënshtrohen Testit të Poligrafit, i cili do të fillojë në datën 9 gusht.

Kandidatët e kualifikuar, do të plotësojnë:

Deklaratën për Kontrollin e Figurës, Aneksi A, Shtojca B, Shtojca C, parashikuar në Ligjin nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
Deklaratë n e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë. Mbi mënyrën e plotësimit të deklaratave të pasurisë mund të informoheni në linkun me udhëzimet e dhëna nga ëeb i ILDKPI, si më poshtë:
http://www.ildkpki.al/udhezues-i-deklaruesve-per-kandidat/
http://www.ildkpki.al/rregullore-dhe-udhezime/

Deklarata për Kontrollin e Figurës dhe Deklarata e pasurisë, të plotësuar, do të dërgohen të skanuara, me e-mail, në adresën [email protected], jo më vonë se data, 06.09.2021.

Faza e Intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb