TIRANË

Anëtarësia e Partisë Demokratike nis këtë javë votimin për kandidatët potencialë për deputetë.

Votimi është menduar të bëhet çdo ditë në 1 qark dhe do të zgjasë rreth 2 javë.

Anëtarët do të kenë mundësi të kontestojnë 1 kandidat ose të konfirmojnë listën në bllok.

Kalendari i votimeve

Qarku Kukës – 25 Shtator

Qarku Dibër – 26 Shtator

Qarku Gjirokastër – 27 Shtator

Qarku Berat – 28 Shtator

Qarku Shkodër – 30 Shtator

Qarku Lezhë – 1 Tetor

Qarku Durrës  – 3 Tetor

Qarku Elbasan  – 4 Tetor

Qarku Vlorë – 5 Tetor

Qarku Korçë  – 7 Tetor

Qarku Fier – 8 Tetor

Qarku Tiranë – 10 Tetor

Kandidatët që shkojnë për votim janë rreth 400, nga 1000 që ishte numri i tyre në fazën e parë të vlerësimit. Ata u përzgjodhën nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, të cilët kanë shqyrtuar, fillimisht, kriteret formale.

Pas mbylljes së procesit të votimit nga anëtarësia, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve do të mblidhet sërish për të vlerësuar kandidatët mbi kriterin e performancës politike dhe maksimalizimin e votës.

Vendimi përfundimtar i Komisionit do t’i shkojë për miratim Kryesisë së PD.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb