Kandidatët për deputetë të Opozitës në Tiranë, Grigels Muçollari dhe Jonatan Pano, u prezantuan me banorët dhe demokratët e zonës së Astirit, në një atmosferë entuziaste, me pjesmarrjen masive të dhjetra qytetarëve . Drejtuesi politik i PD për këtë zonë, Klevis Balliu, u shpreh mbi diferencat e mëdha të kandidatëve të Partisë Demokratike, dhe atyre të qeverisë.
“Kandidatët tanë, flasin për kopshte, shkolla e çerdhe, për shqetësimet tuaja, kandidatët e tyre fshihen se kanë hallin e SPAK. Ja si mblidhemi ne këtu, sëbashku, të shumtë e të lirë. I vetmi vend ku ata mund të mblidhen, është burgu”, u shpreh Balliu.
Grigels Muçollari u ndal tek efektet negative që ka sjellë në jetën e njerëzve kudo në Tiranë, qeverisja e keqe 12 vjeçare. Ai tha se me 11 Maj, duhet çliruar qyteti dhe vendi nga stresi dhe dëshpërimi I përditshëm që ka injektuar rilindja.

“Shqipëria madhështore është e pensionistëve që do të kenë dinjitet pas 12 viteve keqtrajtim, e të rinjve që do të kenë mundësi ta ndërtojnë të ardhmen këtu, e shtresës së mesme, e qytetarëve të lirë”, tha Muçollari. Ai shtoi se; nuk ka dy lista, apo disa alternativa, por ka vetëm një listë, ka vetëm një program që e nxjerr vendin nga varfëria dhe e fut në rrugën e mirëqënies, që është numri 1 në fletën e votimit.
Jonatan Pano, vlerësoi rezistencën që banorët e kësaj zone kanë bërë për pronat e tyre që u kërcënuan nga projektet arbitrare të qeverisë.
“Me qendresën tuaj, ju keni qënë një model për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë”, pohoi Pano.
(Balkanweb)