Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit do të zgjedhë nesër Këshillin e ri Kombëtar të PD-së.

Mes emrave në listën e bërë publike bie në sy kandidatura e ish-deputetit Myslym Murrizit, Rudina Hajdarit dhe Glauk Olldashit, djali ish-deputetit të ndjerë të PD, Sokol Olldashi.

Kujtojmë se Rudina Hajdari kandidoi për ‘Nismën Thurje’, si deputete.

Ndërkohë, Murrizi dhe Hajdari kanë qenë deputetë të PD-së , por për shkak se nuk dorëzuan mandatet u përjashtuan.

Sakaq Glauk Olldashi është parë në daljet e tij publike në mbështetje të takimeve të zhvilluara të ish-kryeministrit Sali Berisha në ‘foltoret’ e organizuara në qytete të ndryshme në vend.

Në total janë gjithsej 420 kandidatë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb