TIRANE-Gjykata e Lartë ka shpallur listën përfundimtare të kandidatëve që kanë aplikuar për të qene pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Lista përfundimtare e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë:

Nga Gjykata e Lartë:

Medi Bici – Gjykata e Lartë

Nga Gjykatat e Apeleve:

  1. Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë
  2. Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
  3. Luan Dervishi – Gjykata e Apelit Shkodër
  4. Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

  1. Alma Brati – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
  2. Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane
  3. Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
  4. Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
  5. Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin
  6. Dritan Hallunaj – Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.

6 (gjashtë) prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb