Drejtuesi politik i LSI-së për qarkun e Beratit,Ardit Çela ka premtuar sot në një dalje për mediat se brenda 4 viteve të para të qeverisjes së LSI-së do të fillojë në Berat zbatimi i projektit të sistemit të lumit Osum. Çela e ka bërë këtë premtim në krah të inxhinierit Xhevair Ngjeqari,që është edhe studiuesi i këtij projekti.

Duke falenderuar zotin Ngjeqari për të gjitha studimet që ai ka bërë për qytetin e Beratit,Ardit Çela është ndalur në projektin e sistemimit të lumit Osum,që e ka cilësuar një projekt të rëndësishëm,të domosdoshëm dhe emergjent për qytetin.Me zbatimin e këtij projekti-ka thënë Çela-ne i japin zgjidhje pëfundimtare sistemimit të ujërave të larta dhe problemit të përmbytjes së qytetit por i japim edhe një dimension të ri rikualifikimit urban të qytetit,në funksion të zhvillimit të turzimit dhe të ekonomisë.

“Unë si përfaqësues i zërit të qytetarëve të Beratit nesër në Parlament mar përsipër që do ta ngre zërin dhe do të trokas në çdo derë në mënyrë që ky projekt të miratohet për ti dhënë sa më shumë zhvillim qytetit”-,ka thënë Ardit Çela.

Inxhinieri Xhevair Ngjeqari është shprehur se,projekti i sistemimit të lumit Osum,i hartuar prej tij në vitin 1990 është miratuar nga Instituti i Studimeve Hidroteknike dhe falenderon Ardit Çelën që po merr një amgazhim përpara gjithë qytetarëve beratas për ta vënë në jetë këtë projekt. “Sistemimi i lumit Osum është i detyrueshëm dhe emergjent. Shtrati i Osumit është kthyer në një gropë skeptike dhe është një fatkeqësi kombëtare që një qytet i tërë nuk arrin dot të zgjidhë sistemimin e një lumi të thjeshtë,i cili është studiuar që nga viti 1987 deri në vitin 1990. Berati ka dy probleme,njërën e ka të lidhur me ndërtimet muzeale që e ka zgjidhur vetë populli dhe problemin e lumit Osum që qeveritë e kanë sabotuar dhe ky sabotim ka ardhur nga brenda,nga drejtuesit me nivel ordiner të bashkisë së Beratit.Kjo është një fatkeqësi dhe turp për Ramën dhe skandal,krim dhe turp është për këta që kanë drejtuar Beratin për kaq vjet.Në shtratin e lumit Osum ka rreth 52 ha tokë,nga të cilat shtrati i Osumit sipas studimit hidrologjik kërkon jo më shumë se 22 ha dhe pjesa tjetër mbetet në dispozicion të trajtimit urban,në zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës,të unazës së qytetit,zgjidh problemet mjedisor dhe problemet e përmbytjes së qytetit nga ujërat e larta”-,ka thënë inxhinieri Xhevair Ngjeqari, duke shpjeguar edhe hollësitë teknike në lidhje me zbatimin e këtij projekti për sistemimin e lumit Osum.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb