Kryesuesi i listës së Lëvizjes socialiste për Integrim në qarkun Shkoder Agron Çela së bashku me kandidatët e tjerë për deputet, Lindita Reçi, Erlinda Kavaja dhe Elvis Metani, zhvilluan një takim me kryetarin dhe anëtarët e shoqatës së ish të përndjekurve politik.

Kryetari i shoqatës së ish të përndjekurve Zenel Drangu u ndal tek problematikat që has kjo shtresë, ku kërkoi që pas 25 prillit kandidati Çela dhe pjesa tjetër e ekipit, të ngrenë zërin për ta në kuvend.

I bindur se ka ende shumë për t’u bërë, kandidati Agron Çela tha se do të jetë përherë në dispozicion të kësaj shtrese dhe cdo qytetari të Shkodres, për ta ngritur zërin aty ku duhet, që problemet të marrin zgjidhje.

“Shkodra është një nga qarqet me numrin më të lartë të dënuarve, pushkatuarve dhe internuarve nga regjimi komunist dhe ndonëse kanë kaluar 30 vite nga ardhja e demokracisë, sërish për këtë shtresë dhe pasardhësit e tyre shumë gjëra nuk u realizuan në kohë”. Duke premtuar se pas 25 prillit, këto çeshtje do të kenë trajtimin serioz, kandidati Çela garantoi se ai do të bëhet avokati i tyre në kuvendin e ri të Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb