Kandidati i PD në Bashkinë e Lushnjës, Indrit Sefa ka zhvilluar këtë të shtunë takime me qytetarët.

Ai shkruan mbi fotot e publikuar në rrjete sociale nga takimet, se prej 15 vitesh, Bashkia është marrë peng nga qeverisja, e kjo është arsyeja se përse të rinjtë po largohen nga vendi.

Postimi i Indrit Sefës:

Garën e 6 Marsit e kam marrë përsipër për bashkëqytetarët e mi lushnjarë dhe do ta bëj këtë garë bashkë me ta.

Pengmarrjen e Bashkisë Lushnje prej 15 vitesh e shoh si arsyen kryesore pse të rinjtë largohen, pse prindërit humbin vendet e punës, pse fermerët janë në kushte mbijetese dhe pse shërbimet, infrastruktura mungojnë, ndërkohë që taksat na rriten.

Më 6 mars të gjithë bashkë mund të kontribuojmë që Lushnja, familja jonë e madhe, të jetë e jetueshme. Është detyra jonë t’u kthejmë bashkinë qytetarëve.

#votoPartiaDemokratike
#votoIndritSefa
#voto2✌️??


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: