Kandidati i PD për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka zhvilluar një takim me qytetarët në këtë zonë. Në një reagim në Facebook, Hoxha shkruan se bisedat me qytetarët janë të rëndësishme për të kuptuar problemet e tyre.

Gjithashtu ai thotë se në 14 maj do të marrin fund edhe hallet e qytetarëve, pasi sipas tij, Vorës i ka munguar vëmendja nga qeveria dhe se është lënë në harresë.

STATUSI:

Bisedat me qytetaret e Bashkise Vore gjithmone e me shume me sherbejne per te kuptuar problemet dhe hallet e tyre. Sot kisha kenaqesine te flisja me banoret e Koder Berxulle ku diskutuam per shqetesimet qe ata kane dhe zgjidhjet qe presin nga Bashkia pas 14 Majit. Eshte absurde se si ne vitin 2023 keta njerez vuajne mungesen e ujit te pishem. I sigurova se Bashkia dhe une personalisht do te jemi 24 ore ne sherbim te tyre. Ne 14 Maj merr fund pushteti qe i ka lene ne harrese dhe vemendja do te kthehet drejt njerzve. Merr fund Bashkia qe ka menduar vetem per disa njerez per interesa korruptive dhe Bashkia kthehet e te gjithe qytetareve. Cdo banor i Bashkise Vore, kudo qe ata jetojne duhet te ndihet pjese e vendimarrjes dhe e qeverisjes lokale. Me 14 Maj Bashke do te Fitojme!!

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: