Kandidati për Këshillin Bashkiak të bashkisë së Durrësit Skënder Kapiti i cili garonte nën logon e Partisë Demokratike, e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ka braktisur garën.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka raportuar për BalkanWeb se Skënder Kapiti do i bashkohet fushatës elektorale të Igli Carës, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit.

Sakaq, zbulohet se brenda Partisë Demokratike ka pasur edhe debate, ndërsa ky nuk është largimi i parë i kandidatëve të Alibeajt nga kjo garë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb