“Një lajm i mirë dje, konfirmimi i nominimit të Sheshit të Shirokës për çmimin prestigjoz të arkitekturës Europiane Mie Van des Rohes për vitin 2022. Do të jetë një reklamë shumë e mirë për Shkodrën e Shirokën”.

Kështu shkruan kandidati i PS-së për deputet në Shkodër Benet Beci duke premtuar investime transformuese në Shirokë e Zogaj.

“Puna për këtë projekt ka nisur që në vitin 2017-2018, me një konceptim të gjerë të të gjithë bregut perëndimor të liqenit dhe pastaj me detajimin e ndërhyrjeve, ku sheshi i Shirokës është vetëm ndërhyrja e parë. Kam mësuar shumë nga bashkëpunimi me arkitektin e projektit, Jesus Hernandez, me të cilin bashkëpunojmë prej 7 vitesh për projekte të ndryshme për Shkodrën. Projektet për transformimin e bregut të Liqenit janë financuar nga Qeveria Shqiptare, investimi në Shirokë ka qënë 100% i Qeverisë Shqiptare dhe projektet që hapim tani do të financohen nga një kredi e BERZH (e cila merret dhe kthehet nga Qeveria Shqiptare) që bashkëfinancohet nga një grant i BE. I gjithë ky proces është menaxhuar dhe menaxhohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, një agjensi e specializuar e Qeverisë e përqendruar në menaxhimin e investimeve publike.
Më poshtë një video përmbledhëse e disa prej ndërhyrjeve të parashikuara në Shirokë e Zogaj; janë me të vërtetë transformuese e do ta kthejnë zonën në një pol të turizmit shqiptar që do të krijojë më shumë ekonomi e punësim për të gjithë Shkodrën.”– shkruan Beci në faqen e tij në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb