Këshilli i Lartë Gjyqësor ka kualifikuar me 5 vota pro e 4 kundër kandidatin nga radhët  jogjyqtarëve Darjel Sina për në Gjykatën e Lartë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Darjel Sina që aktualisht shërben si Komisioner Publik, ishte i vetmi kandidat në garë për vakancën e hapur në Gjyaktën e Lartë.

9 anëtarë votuan për Darjel Sinën teksa kanë munguar Fatmira Luli dhe Alban Toro që kanë dhënë dorëheqje më parë nga kjo çështje për shkak të konfliktit të interesit.

Tashmë KLGJ pritet të përfundojë pikëzimin për Sinën dhe t’i hapë rrugë emërimit të tij në Gjykatën e Lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb