PRISHTINE- Mandatari për formimin e Qeverisë, Ramush Haradinaj deklaroi sot para deputetëve se Kosova ndodhet në gjende në të vështirë ekonomike.

Ai ka theksuar se sektori i shëndetësisë dhe arsimit nuk janë mirë. Ndonëse pritej që ai të shpaloste programin e tij qeverisës, Haradinaj tha se këtë gjë do ta bëjë në një seancë tjetër. “Programin e qeverisë do ta sjellim në seancën e radhës. Para se ky program të sillet tek ju, do t’i nënshtrohet një inspektimi të shoqërisë civile”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se do ta çojnë Kosovën në anëtarësim në NATO duke respektuar kushtetutën dhe miqësinë me aleatët. “Kosovës i është stërzgjatur rruga për në BE, do ta ndryshojmë këtë. Kosova nuk shkon në BE ajo bëhet BE duke zbatuar MSA-në. Do të dialogojmë me të gjithë. Dialogun me Serbinë e kemi të pa alternativë”, shtoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: