AUSTRI- Nuk është vetëm Bill Klinton i cili në Amerikë kërkoi nga komuniteti shqiptar që të votojnë bashkëshorten e tij, Hillary Klinton për presidente të Amerikës. Garë e fortë për të parin e vendit është duke u zhvilluar edhe në Austri, ku zgjedhjet për president do të zhvillohen më 24 prill (e diel).

Kandidati për president i Austrisë, Rudolf Hundstorfer duke kërkuar votën nga komuniteti shqiptar me të drejtë vote, përmes një video ka falënderuar gjithë shqiptarët për kontributin e tyre në këtë shtet.
“Te dashur austriakë, austriake me prejardhje shqiptare . Ju që para 40 viteve keni migruar në Austri dhe këtu keni gjetur punë dhe atdheun e dytë. Për kontributin tuaj në sektorë të ndryshëm në ekonominë tonë për të mirat që bashkërisht i gëzojmë në shtetin tonë të përbashkët, dua të ju falënderoj nga zemra dhe njëherë lutem qe edhe në të ardhmen bashkërisht të vijojmë këtë rrugë”, thotë Hundstorfer në porosinë e tij.

Rudolf Hundstorfer po garon për president nga partia SPÖ (socialdemokratët) derisa më herët ka mbajtur edhe poste të tjera publike dhe poste ministrore në Austri. Kandidati për president Rudolf Hundstorfer ka pasur një takim të veçantë edhe më asamblistin shqiptar në komunën Ebensee, Lulëzim Fejzullahin. Ndër të tjera, pas bisedës me të, Lulëzimi ka deklaruar se është i sigurt në fitoren e Hundstorfer, shkruajnë mediat austriake, përcjell “albinfo.ch.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: