Ka shkuar të votojë në Vlorë, kandidatja e Bindjes Demokratike, Valbona Mezini e cila konkuron me Dritan Lelin e Partisë Socialiste.
Por gazetari Enrik Mehmeti ka mundur të sigurojë një video për “BalkanWeb” ku tregohet momenti që kandidatja e Bindjes Demokratike pavarësisht se ka shkuar të votojë, kishte harruar dokumentin e identifikimit dhe se nuk e kanë lejuar të votojë.
Ajo votoi vetëm pasi u kthye me pasaportë, si mjet për tu identifikuar.
(m.a/BalkanWeb)