Kandidatja e LSi në Tiranë, Floida Kërpaçi ka folur për mikrofonin e News24 për zgjedhjet e të dielës.

Ajo thotë se ka qenë një ditë entuziaste, teksa thekson se është e bindur se qytetarët e kanë shprehur ndryshimin me votë.

Më tej ajo garanton se çdo qytetar se përfaqësuesit e LSI dhe opozitës po monitorojnë për të ruajtur verdiktin e qytetarëve deri në fund.

‘’Ditë entuziaste, fitoreje, jemi të bindur se njerëzit kanë shkuar në qendrat e votimit. E kanë shprehur ndryshimin, të ruajmë verdiktin e qytetarëve. S’ka pasur incidente. Po monitorojmë çdo gjë, i garantojmë qytetarët se do e lexojmë verdiktin deri në fund. ‘’- tha Kërpaçi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb