Vetëm pak ditë më parë u prezantuan nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi si kandidate për deputete e kësaj partie në qarkun e Vlorës. Grisejda Myslimi me profesion ekonomiste, është një ndër shumë të rejat që LSI po i beson për garën e 25 prillit, duke vënë në qendër të fushatës sloganin për ndaljen e shpopullimit, punësimin dhe arsimin cilësor. Në një intervistë për gazetën “standard”, Grisejda pohon se bashkëpunimi me LSI-në erdhi krejt natyrshëm nisur nga fakti se familja dhe të afërmit e saj janë mbështetës të kësaj force politike. Ndër problemet më të mëdha të Vlorës, ajo rëndit betonizimin e qytetit, cilësinë e rrugëve, mungesën e kanalizimeve si edhe gjelbërimin e pakët. Sipas Grisejdës nje nga arsyet kryesore te largimit te te rinjve nga Shqiperia eshte papunesia e larte ne vendin tone. “Niveli i te ardhurave eshte i ulet nderkohe qe kostoja e jeteses perfshire kostot e sherbimeve publike jane te larta. Duke levizur drejte vendeve te Europes te rinjte kerkojne standarte me te larta jetese”. Sa i përket gjendjes frinanciare të vendit, kandidatja për deputete e LSI-së thekkoi se: “Rritja ekonomike nuk ka dhënë efektet e saj të pritshme, nuk është shoqëruar me zvogëlimin e papunësisë, por me rrtijen e nivelit të varfërisë”.

Jeni prezantuar pak ditë më parë nga kryetarja e LSI-së si kandidate e kësaj force politike për qarkun e Vlorës. Si erdhi ky bashkëpunim me LSI-në?

Bashkëpunimi me LSI-në erdhi natyrshëm. Pjesëtarët e familjes time, të gjithë të afërmit e më janë me LSI ndaj dhe unë nuk mund të mos angazhohesha për të qenë pjesë e betejës së tyre të madhe per ndryshim e cila është dhe beteja për të nesërmen tonë. Ju bashkova LSI-se sepse LSI është një forcë politike e cila nëpërmjet programit të saj ka si synim kryesor kthimin e shpresës te njerëzit dhe sidomos te të rinjtë. Është një parti e cila ka shume të rinj dhe te reja qe jane modeli i angazhimit të të rinjve.

Cilat mendoni se janë problematikat më të theksuara me të cilat hasen sot qytetarët e qarkut të Vlorës?

Një nga problemet më të mëdha ne qytetin e Vlores i cili ndikon dukshëm turizmin është derdhja e ujërave të zeza në det, një problem i cili u premtua se do të zgjidhej nga qeveria në pushtet. Infrastruktura është një tjetër problem i qytetit. Cilësia e rrugëve të shtruara është në nivele të dobëta duke bërë që rrugët të jenë tejet të amortizuara brenda një kohe shumë të shkurtër. Qyteti është betonizuar, mungojnë kanalizimet, parqet, higjena dhe hapesirat e gjelberta jane pakesuar.

Po lidhur me të rinjtë, pse sipas jush në këto vite ka ndodhur një emigrim në masë i tyre drejt vendeve të Evropës duke braktisur Shqipërinë?

Mendoj se nje nga arsyet kryesore te largimit te te rinjve nga Shqiperia eshte papunesia e larte ne vendin tone. Shume te rinj te shkolluar jane te deshperuar pasi nuk arrine te gjejne dot nje nje vend pune e nderkohe qe edhe ajo pjese e te rinjve qe punojne nuk e kane te sigurt vendin e punes per shkak te presionit politik te ndjekur nga kjo qeverisje. Niveli i te ardhurave eshte i ulet nderkohe qe kostoja e jeteses perfshire kostot e sherbimeve publike jane te larta. Duke levizur drejte vendeve te Europes te rinjte kerkojne standarte me te larta jetese. Mungesa e sherbimit ne institucionet publike eshte nje tjeter arsye pse te rinjte braktisin Shqiperine. Sherbimi mjekesor dhe arsimor te cilat jane baza e cilesise se jetes nuk jane ne nivelet e duhura gje qe shton pesimizmin per jeten e qytetareve.

Si një ekonomiste në profesion, si e gjykoni ecurinë e ekonomisë shqiptarë përgjatë këtyre viteve, duke marrë për bazë parametrat në rënie si edhe rritjen e borxhit publik?

Rritja ekonomike nuk ka dhënë efektet e saj të pritshme, nuk është shoqëruar me zvogëlimin e papunësisë, por me rrtijen e nivelit të varfërisë. Rritja ekonomike e vendit ka qënë më shumë sasiore sesa cilësore sepse mbështetet më shumë te remitancat, importi dhe jo në sektorë me eficencë të lartë. Për vendin tonë është e nevojshme përqëndrimi në politika më të strukturuara për nxitjen maksimale të rritjes ekonomike dhe garantimin e qëndrueshmërisë së saj. Gjithashtu duhet te fokusohemi drejt politikave prodhuese, futjen dhe aplikimin e teknologjive të reja si nga bizneset dhe sektorët e ekonomisë. Shume e rendësishme është dhe investimi ne kapitalin human pasi Shqipëria po përballet me një ikje masive të punonjësve të kualifikuar. Niveli i borxhit publik ka ardhur në rritje dhe sipas FMN në vitin 2021 pritet të kapë nivele edhe më të larta prej 83.2 për qind të PBB. Është e vërtete qe huamarrjet e qeverisë nxisin prodhimin e mallrave dhe shërbimeve publike, stimulojnë rritjen ekonomike e të punësimit si pasojë e rritjes së shpenzimeve publike. Por që që të sjellë efekte pozitive ai duhet të jetë nën 60%-70% te PBB-së dhe më e rëndësishmja të përdoret për qëllime produktive të cilat sjellin të ardhura dhe fitime. Në këtë mënyrë borxhi shlyen veten.

Cili është mendimi juaj për praktikat e PPP-së, të ndjekura vrullshëm nga qeveria “Rama”? në parim jeni pro apo kundër tyre?

Mendoj qe tenderat publik nuk funksionojne dhe shperndahen pa gare dhe pa konkurence. Jane procedura koruptive qe nuk kane sjelle me shume sherbime per qytetaret por kane pasuruar pushtetaret duke u kthyer ne modelin e renies ekonomike te Shqiperise dhe shqipëtareve. PPP-te kane krijuar nje gropë te madhe financiare ne kuriz te brezave te ardhshem.

Çfarë pritshmërish keni për garën e 25 prillit në qarkun e Vlorës? Besoni se koalicioni i Opozitës së Bashkuar do të thyejë këtë herë PS-në, e cila e ka si bastion të saj Vlorën?

Kam shume besim se opozita e bashkuar do ja dali te fitoje keto zgjedhje. Ne si force politike kemi shume prurje te reja sidomos te rinj te cilet besojne te kjo forcë politike. Rrjedhjet e anëtaresise qe transmetohen neper portale jane gënjeshtra dhe thjesht propagandë e partisë Socialiste./standard

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb