Kandidatja e Partisë Demokratike Lediana Fratari ishte në zonën e Kasharit, me banorët e kompleksit “Fratari”. Në faqen e saj ajo shkruan për një takim entuziast me banorët e rinj.
“Në Kashar ishte një takim i mrekullueshëm me banorët e kompleksit të banimit “Fratari”. Pas ndërtimit të banesave, të cilat u janë dhënë banorëve sipas një skeme kreditimi të butë, kompania “Fratari” ka ndërtuar edhe një qendër shëndetësore për ta. Rikthimi im këtu, tashmë si kandidate për deputete e zonës, ishte një si një ditë feste për të dyja palët. Mbi 80 banorë u bashkuan me ne në këtë takim. Mirënjohja e këtyre njerëzve lexohet në cdo fjalë që thonë. Ndrësa unë nuk jam këtu për të marrë mbrapsht votën e mirënjohjes, por për tu thënë se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë tashmë si një premtim për tua përmirësuar jetesën dhe kushtet në këtë mjedis të ri banimi, e më gjërë” – shkruan Fratari në faqen e saj.
Me tej ajo pohon se “unë jam në politikë për të punuar që cdo qytetari t’i garantohen e kushtet normale të jetesës dhe shërbimet më të domosdoshme shëndetësore e sociale”.
Ajo ftoi banorët e kësaj zone, por edhe të tjerët që në 25 prill të votojnë numrin 9 tek lista e partive dhe 34 tek lista e kandidatëve.
(Balkanweb)