SPANJE – Me parullën, “Los politicos nos deja nen pelotas” (Politikanët na kanë zhveshur nudo), kandidatja për kryetare bashkie në Portugalete të Spanjës, Yolanda Couciero Morin, shfaqet tërësisht e zhveshur në posterat e fushatës elektorale. Yolanda Couciero Morin është kryetare e Partisë për Liri dhe Duar të Pastra.
Përmes këtyre posterave ajo kërkon të ndërgjegjësojë votuesit për atë që e cilëson si “plaçkitje në masë të bërë nga partitë që kanë administruar komunat deri tani”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: